Vetëvendosje pretendon se kanë këndellur Telekomin dhe Postën

  • A.P /
  • 15 May 2023 - 16:32
Vetëvendosje pretendon se kanë këndellur Telekomin dhe Postën

Një tabelë përmes të cilës pretendon se kanë këndellur Telekomin dhe Postën, e ka publikuar Lëvizja Vetëvendosje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për Telekomin si vit krahasues e kanë marrë vitin 2019, ndërkaq për Postën atë 2018.

”Telekomi në vitin 2019 ishte në -26.92 milionë euro, kurse tash në tremujorin e parë të 2023 është në fitim +730 mijë euro.  Posta në vitin 2018 ishte në -2.44 milionë euro, kurse tash në tremujorin e parë të 2023 është në fitim +306 mijë euro”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Subjekti që drejtohet nga Albin Kurti, po ashtu thotë se kanë ndalaur ”hajninë nëpër ndërmarrje publike”.

”Kur ndalohet hajnia dhe keqpërdorimet ndërmarrjet publike këndellën  Këtë e kemi thënë në programin tonë politik. Këtë po e shohim shumë shpejtë tash në ndërmarrjet tona publike, ku falë edhe punës së menaxhmenteve të reja ndërmarrjet po dalin nga humbja në fitim. Në këtë infografikë kemi rastin e Telekomit dhe Postës ku nga një minus i lartë kemi mbrri në një plus të vogël“, thuhet në deklaratë.

VV-ja është thirrur vazhdimisht për publiken, por opozita e ka akuzuar se nëpër borde të ndërmarrjeve publike kanë vendosur familjarë dhe simpatizantë.

(Kosova Sot Online)