Glover: Është vështirë të thuhet që në Shqipëri u mbajtën zgjedhje të lira

  • A.P /
  • 15 May 2023 - 22:07
Glover: Është vështirë të thuhet që në Shqipëri u mbajtën zgjedhje të lira

Audrey Glover, kryetarja e misionit të vëzhguesve të ODIHR-it me përfaqësuesit e KiE dhe PE në një deklaratë për mediat duke paraqitur raportin paraprak të zgjedhjeve të 14 Majit, është shprehur se është e vështirë të thuhet që në Shqipëri u mbajtën zgjedhje të lira dhe të drejta, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

"Është gjithmonë e vështirë të përshkruar zgjedhjet si të drejta, por ajo që duhet të ndodhë është se këto raste të cilave unë ju referova dhe njerëzit i përmendën gjithashtu.

 Duhet të konkludohet nëse janë ndjekur procedurat e duhura zgjedhore për të siguruar, se manipulime të tilla dhe kërcënimet që njerëzit morën por të votuar në një mënyrë të caktuar.  Unë mendoj se të gjitha këto duhet të ndalohen në një mënyrë apo një tjetër, sepse parandalojnë procesin zgjedhor për shumë njerëz në mënyrë që ai të jetë i lirë, njerëzit të jenë të lirë.

Gjëja kryesore me njerëzit është kjo, njerëzit duhet të jenë të lirë për të votuar për atë që duan dhe jo të votojnë për dikë që u thuhet se duhet të votojnë. Mendoj se kjo është e rëndësishme dhe shpresoj gjithashtu se masa do të merren sipas legjislacionit ekzistues për tu siguruar që manipulimi të marrë fund", ka theksuar ajo.

(Kosova Sot Online)