E grushtoi fituesin e Kolonjës, ai e fal sulmuesin

  • E.K /
  • 16 May 2023 - 14:25
E grushtoi fituesin e Kolonjës, ai e fal sulmuesin

Gjykata e Korçës ka liruar Esmeraldo Kacollin, pasi grushtoi Erion Isain fituesin e zgjedhjeve në bashkinë Kolonjë, disa orë para se të niste votimi.

Pas denoncimit të Isait, policia e Kolonjës arrestoi Kacollin.

Avokati i tij pohoi se në vendimin e gjykatës ka ndikuar edhe deklarimi i Isait, për normalizim të marrëdhënieve me Kacollin.

(Kosova Sot Online)