Rohde: Na duhet një draft nga Kosova së shpejti që ta shohim se çfarë ide konkrete ka për Asociacionin

  • E.K /
  • 16 May 2023 - 14:59
Rohde: Na duhet një draft nga Kosova së shpejti që ta shohim se çfarë ide konkrete ka për Asociacionin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka thënë se Kosova e ka për obligim që ta hartojë draftin për Asociacionin, përcjell “Kosova Sot Online”.

I pyetur se kush do të mund ta hartonte draftin më të mirë, Rohde tha se është vetë Kosova ajo që mund ta bëjë këtë.

Ai shtoi se Kosova duhet së shpejti ta bëjë një draft, në mënyrë ata të shohin se çfarë ide konkrete ka për Asociacionin.

“Është përgjigje e thjeshtë. Versioni më i mirë, drafti më i mirë për Kosovën, mund të hartohet nga vetë Kosova. Mirëpo një version nuk është një draft, kështu që na duhet një draft nga Kosova së shpejti që ta shohim se çfarë ide konkrete ka për Asociacionin. Ky është obligimi i Kosovës që ta përshpejtojë procesin”, ka thënë Rhode, pas takimit me anëtaret e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

(Kosova Sot Online)