Vela: Grupet ilegale dhe kriminale të Serbisë në Veri po bëjnë lista për t’i çuar serbët në tubimin e Vuçiqit në Beograd

  • E.K /
  • 17 May 2023 - 11:04
Vela: Grupet ilegale dhe kriminale të Serbisë në Veri po bëjnë lista për t’i çuar serbët në tubimin e Vuçiqit në Beograd

Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se grupet kriminale serbe po përgatisin lista për t’i çuar serbët e Kosovës në tubimin e 26 majit në Beograd të cilin e organizon pushteti i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, Vela ka treguar për format të cilat po i përdorin grupet kriminale.

”Grupet ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës janë në përpjekje për të detyruar pjesëmarrjen e lartë të serbëve vendas në tubimin e Vuçiqit të 26 majit në Beograd

përgatitja e listave të të gjithë personave që do të udhëtojnë

Marrin me qira të gjithë autobusët në dispozicion në veri të Kosovës.

Pushimi vjetor i anuluar i punëtorëve”, ka shkruar Vela.

(Kosova Sot Online)