Aksident i rëndë, lëndohen dy persona

  • E.K /
  • 18 May 2023 - 10:40
Aksident i rëndë, lëndohen dy persona

Dy makina janë përfshirë në një aksident sot në Pogradec, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dy persona janë lënduar në këtë aksident, të cilat janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Burime spitalore thonë se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e rrethanave se si ka ndodhur ky aksident.

“Më datë 18.05.2023, rreth orës 05:15, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, automjeti kamion tip “Man” me drejtues shtetasin E. Z., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. T.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit A. T., 52 vjeç dhe E. T., 30 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasagjerë në automjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”.

(Kosova Sot Online)