Familjarët e kishin shpallur të zhdukur, shqiptari 53 vjeçar gjendet i vdekur në det

  • E.K /
  • 18 May 2023 - 11:54
Familjarët e kishin shpallur të zhdukur, shqiptari 53 vjeçar gjendet i vdekur në det

Një 53-vjeçar shqiptar që u nis në ishullin Kos, të Greqisë për të punuar është gjetur i vdekur në det, përcjell “Kosova Sot Online”.

Familjarët kanë konfirmuar se trupi i 53-vjeçarit të gjetur në zonën detare të portit të Siros.

Rojet bregdetare gjetën trupin në kalbje të avancuar në det dhe me ndihmën e zhytësve bënë të mundur nxjerrjen e tij.

Familjarët kishin shpallur të zhdukur 53-vjeçarin dhe ishin në kërkim të tij.

(Kosova Sot Online)