Flamuri i Kosovës ngritet në Jerusalem

  • E.K /
  • 18 May 2023 - 12:51
Flamuri i Kosovës ngritet në Jerusalem

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka qenë e ftuar në Ceremoninë e shënimit të 75-vjetorit të Shtetit të Izraelit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë ceremoni flamuri I Kosovës, është ngritur për nder të shteteve që kanë vendosur ambasadat e tyre në Jerusalem.

“Me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, së bashku me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Republikës së Hondurasit dhe Republikës së Guatemalës, në ceremoninë e ngritjes së flamujve për nder të shteteve që kanë vendosur ambasadat e tyre në Jerusalem, me rastin e Ditës së Jerusalemit dhe për të shënuar 75-vjetorin e Shtetit të Izraelit”, ka shkruar në ‘Facebook’. Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri.

(Kosova Sot Online)