"Kërset"sherri me thika në burg, plagoset rëndë një shqiptar

  • E.K /
  • 19 May 2023 - 08:41

Një shqiptar është plagosur rëndë me thikë në burgun e Malandrinos në Greqi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Raportohet se dy shqiptarë janë përplasur me njëri-tjetrin në burg dhe njëri prej tyre 30 vjeç ka plagosur bashkëkombësin e tij 39 vjeç.

Po ashtu, bëhet e ditur se autori ashtu edhe i plagosuri vuajnë dënime të rënda me burg për krime të rënda.

(Kosova Sot Online)