Inaugurimi i presidentit të ri të Malit të Zi, në ceremoni merr pjesë edhe Vjosa Osmani

  • E.K /
  • 20 May 2023 - 09:52
Inaugurimi i presidentit të ri të Malit të Zi, në ceremoni merr pjesë edhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, transmeton "Kosova Sot Online".

Presidenca ka bërë me dije se pas pjesëmarrjes në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, në të cilën presidenti Milatoviq pritet ta japë betimin, Presidentja Osmani, krahas homologëve të rajonit do të marrë pjesë edhe në pritjen zyrtare të presidentit të sapozgjedhur.

Njoftimi i plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të autoriteteve shtetërore të Malit të Zi, sot do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri, z. Jakov Milatović.

Pas pjesëmarrjes në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, në të cilën presidenti Milatović pritet ta japë betimin, Presidentja Osmani, krahas homologëve të rajonit do të marrë pjesë edhe në pritjen zyrtare të presidentit të sapozgjedhur.

Presidentja Osmani ka theksuar se pjesëmarrja në këtë ceremoni është riafirmim i përkushtimit të vazhdueshëm për miqësi dhe bashkëpunim në rrugën e përbashkët euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

(Kosova Sot Online)