Ambasadori Rohde: S’më bie në mend ndonjë shtet tjetër që kemi marrëdhënie kaq të fuqishme si me Kosovën

  • E.K /
  • 20 May 2023 - 15:20
Ambasadori Rohde: S’më bie në mend ndonjë shtet tjetër që kemi marrëdhënie kaq të fuqishme si me Kosovën

Në Prishtinë sot është festuar 15-vjetori i marrëdhënieve zyrtare diplomatike gjermano-kosovare, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se nuk i bie në mend ndonjë vende tjetër me të cilin Gjermania ka marrëdhënie të fuqishme diplomatike se sa me Kosovën.

“Nuk më bie në mend ndonjë shtet tjetër me të cilin kemi marrëdhënie kaq të fuqishme diplomatike. Nuk është vetëm diaspora me rreth 500 mijë qytetarë me prejardhje kosovare në Gjermani, por edhe pjesëmarrja në këtë ngjarje të sotme po e tregon dukshëm afërsinë tonë…Ne po ashtu ndajmë edhe vlera të njëjta.”, tha ai.

(Kosova Sot Online)