Iniciohet hetim ndaj 31-vjeçarit, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 21 May 2023 - 14:35
Iniciohet hetim ndaj 31-vjeçarit, kjo është arsyeja

Policia ka njoftuar se të dyshuarit B.B i janë sekuestruar një revlole, 14 fishekë, një llambë dore dhe një çekan për thyerje xhami, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sekuestrimi u krye pas një kontrolli që iu bë veturës dhe drejtuesit të saj në afërsi të rrotullimit në Çagllavicë.

31 vjeçari me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe i njëjti është proceduar më tej.

(Kosova Sot Online)