Një tërmet ka goditur Kroacinë

  • A.P /
  • 05 May 2026 - 08:45
Një tërmet ka goditur Kroacinë

Një tërmet tronditi Kroacinë lindore mbrëmë.

Sizmografët e Shërbimit Sizmologjik të Republikës së Kroacisë regjistruan dridhjen në orën 2:35 të mëngjesit, me epiqendër rreth 30 kilometra në veri-verilindje të Osijekut, në zonën e Kopački Ritit.

Magnituda e tërmetit ishte 4.1 në shkallën Rihter, dhe intensiteti në epiqendër u vlerësua në V gradë në shkallën EMS.

Tërmeti u ndje në një zonë më të gjerë të Kroacisë lindore, raportuan mediat lokale.

(Kosova Sot Online)