Brenda 3 ditësh vodhën 2 herë të njëjtën banesë, arrestohen dy persona

  • E.K /
  • 22 May 2023 - 10:23
Brenda 3 ditësh vodhën 2 herë të njëjtën banesë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen se kanë vjedhur dy herë të njëjtën banesë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, dy të rinjtë kanë vjedhur bizhuteri të ndryshme floriri dhe shumën 1 000 000 lekë të rinj, në banesën e një shtetasi, në Sharrë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa prej bizhuterive që dyshohet se janë vjedhur në këtë banesë, si dhe një palë doreza që dyshohet se autorët i kanë përdorur gjatë dy vjedhjeve.

Si rezultat u bë arrestimi i shtetasve L. H., 25 vjeç dhe R. Xh., 22 vjeç, të dy banues në Kombinat, Tiranë.

(Kosova Sot Online)