Anulohet takimi i Konjfucës me Varhelyin

  • E.K /
  • 25 May 2023 - 08:52
Anulohet takimi i Konjfucës me Varhelyin

Takimi i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca me Komisionerin e BE’së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Varhelyi, që ishte paraparë që të mbahet për sot në orën 11:10, nuk do të mbahet, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.

“Takimi i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca me Komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, i paraparë për sot në orën 11:10, nuk do të mbahet”, thuhet në njoftim​

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, sot do të qëndrojë në Kosovë ku do të zhvillojë takime me udhëheqësit e institucioneve.

(Kosova Sot Online)