Për vizitën e përfaqësuesve të Luginës në Strasburg Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 17 mijë euro

  • E.K /
  • 25 May 2023 - 14:49
Për vizitën e përfaqësuesve të Luginës në Strasburg Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 17 mijë euro

Në funksion të realizimit të vizitës zyrtare në Parlamentin Evropian në Strazburg, Qeveria e Kosovës ka ndarë 17 mijë e 350 euro për të mbështetur Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Për zbatimin e këtij Vendimi do të përdoren mjetet nga organizata buxhetore Zyra e Kryeministrit me kod 104, nën-programi “Përkrahje për Luginën e Preshevës” me kod 39100, kategoria e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”, thuhet në vendim.

(Kosova Sot Online)