Lëshohet alarmi në Veri, mediat atje raportojnë se po grumbullohen qytetarët serb

  • S.A /
  • 26 May 2023 - 12:43
 Lëshohet alarmi në Veri, mediat atje raportojnë se po grumbullohen qytetarët serb

Në Zubin Potok rreth orës 12:00 janë grumbulluar një grup i vogël i qytetarëve. Sipas mediave në gjuhën serbe, ende nuk dihet arsyeja e grumbullimit të tyre, transmeton "Kosova Sot Online".

Image

Po ashtu pak më parë atje kanë rënë edhe sirenat. Për këtë arsye qytetarët kanë filluar të grumbullohen në qendër të kësaj komune, por sipas Kossev qytetarët atje nuk e kanë idenë se për çfarë bëhet fjalë.

Përfaqësuesi i Iniciativës Qytetare Milija Bishevac për Zubin Potok , ia ka thënë Kossev se është dëgjuar sirena dhe se edhe ai aty është me qytetarët pikërisht në qendër, ku ndodhet Stacioni i Policisë dhe ndërtesa e Komunës.

(Kosova Sot Online )