Leposaviq: Automjeti i Njësisë Speciale e godet kamionin e vendosur si barrikadë

  • A.P /
  • 26 May 2023 - 16:18
Leposaviq: Automjeti i Njësisë Speciale e godet kamionin e vendosur si barrikadë

Për ta larguar nga rruga ku ishte vendosur, Automjeti i Njësisë Speciale ka goditur kamionin-barrikadë në Leposaviq,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Qytetarët serbë që janë mbledhur para objektit të Komunës së Leposaviqit për të penguar hyrjen e kryetarit Lulzim Hetemi, kanë filluar të gjuajnë gurë në drejtim të gazetarëve.

Hetemi ende s’ka arritur të futet ende në objektin e komunës.

(Kosova Sot Online)