Varhelyi: Ne dënojmë fuqishëm sulmet ndaj patrullave të misionit civil të BE-së në Kosovë

  • A.P /
  • 26 May 2023 - 19:55
Varhelyi: Ne dënojmë fuqishëm sulmet ndaj patrullave të misionit civil të BE-së në Kosovë

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka dënuar sulmet në Veri ndaj EULEX’it dhe misionit civil të Bashkimit Evropian, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Ai ka shpërndau postimin në Twitter të sekretarit amerikan, Antony Blinken, i cili e kriitkoi Qeverinë e Kosovës për aksionin në Veriun e Kosovës për hyrjen e kryetarëve të zgjedhur shqiptarë nëpër objektet e komunave veriore.

E Varhelyi dënoi sulmet në Veri ndaj EULEX’it.

”Ne dënojmë fuqishëm sulmet ndaj patrullave të misionit civil të BE-së në Kosovë, EULEX”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)