Mustafa: Deklarata të tilla s’janë dëgjuar nga ShBA-ja për Kosovën, Kurti nuk do të kalojë lehtë

  • A.P /
  • 26 May 2023 - 22:52
Mustafa: Deklarata të tilla s’janë dëgjuar nga ShBA-ja për Kosovën, Kurti nuk do të kalojë lehtë

Deklarimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku thuhet se “veprimet në veri do të kenë pasoja në marrëdhënien bilaterale ShBA – Kosovë”, e ka komentuar ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mustafa tha se deklarata të tilla s’janë dëgjuar asnjëherë nga ShBA-ja për Kosovën dhe ka paralajmëruar se kryeministri Kurti nuk do të kalojë lehtë me SHBA-në pas qëndrimit të sotëm.

“Deklarata të tilla nga SHBA janë dëgjuar edhe më parë ndaj disa vendeve dhe liderëve të tyre, por asnjëherë për Kosovën. Asnjëri s’ka kaluar lehtë pas deklarimit të tillë amerikan”, është shprehur Mustafa

Tutje, ai tha se kjo deklaratë duhet të lexohet mirë nga të gjithë akterët politikë në vend, qeveria, presidentja e opozita.

(Kosova Sot Online)