Udhëtimi urgjent në Kosovë, emisari gjerman takohet me presidenten Osmani

  • E.K /
  • 27 May 2023 - 11:26
Udhëtimi urgjent në Kosovë, emisari gjerman takohet me presidenten Osmani

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, pas zhvillimeve që ndodhen dje në veri të vendit, raporton “Kosova Sot Online”.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, përmes një njoftimi drejtuar mediave ka njoftuar për agjendën e Sarrazit.

Ambasada ka njoftuar se ai të shkojë edhe në Komunën e Mitrovicës.

Atje ka ftuar përfaqësuesit e mediave për një takim disa minutëshe.

Takimi do të mbahet në orën 13:30, në zyret qendrore të EULEX’it në Mitrovicën Jugore.

(Kosova Sot Online)