Farsa zgjedhore, Berisha: Rama angazhoi të gjitha bandat me presione dhe trysni të tmerrshme ndaj qytetarëve

  • E.K /
  • 27 May 2023 - 15:16
Farsa zgjedhore, Berisha: Rama angazhoi të gjitha bandat me presione dhe trysni të tmerrshme ndaj qytetarëve

Kryetari demokrat, Sali Berisha, postoi këtë të shtunë në median sociale një pjesë të mesazhit të tij në parlament, ku denoncoi farsën zgjedhore të majit.

“Ky parlament qëndron mbi krimin çdo ditë, që pajtohet me një situatë të tillë.

Ndaj dhe unë jam këtu për të dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë farsë të turpshme zgjedhore.

Edi Rama ia doli të angazhojë të gjitha bandat në Shqipëri me presione dhe trysni të tmerrshme ndaj qytetarëve.

Të shpërndajë qindra milionë euro me të cilat rrëzoi përtokë monedhën europiane.

Nuk po llogaris këtu qindra milionë të tjera të përdorura nga 1 janari deri sot për asfalte elektorale”, tha Berisha.

(Kosova Sot Online)