
Rustem Mustafa: Grupet e Vuçiqit nuk mund të sjellin pikëpyetje për pavarësinë e Kosovës

Ish-deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka shkruar se nuk mundet askush dhe aq më pak grupet e organizuara si të “moderuara” të Vuçiqit të sjellin pikëpyetje në modelin e suksesit, Pavarësinë e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Nuk mundet askush dhe aq më pak grupet e organizuara si të “moderuara” të Vuçiqit të sjellin pikëpyetje në modelin e suksesit, Pavarsinë e Kosovës…”, ka shkruar ai.
Mustafa u ka uruar punë të mbarë kryetarëve të rinj të Komunave, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.
Postimi i plotë:
Urime Kryetarve të Komunave të Veriut të Kosovës!
U deshën 25 vite që komunat e veriut të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi e Zubin Potoku të përzgjedhin kryetarët e tyre në rrethana demokratike dhe me votën e legjitime .
Këto zgjedhje ishin të mirë koordinuara me vendet e Kuintit dhe në veçanti me ShBA-të, duke shtuar besueshmërinë e procesit të zgjedhjeve në këto komuna.
Përkrahja e miqëve tonë është shumë e mirëpritur, dhe si e tillë prodhon siguri të shtuar në këto hapësira të cilat për një kohë të gjatë vuajnë nga mungesa e rendit dhe ligjit.
Jemi të bekuar se me miqtë tanë do të ndertojmë modelin e suksesit , Pavarsinë e Kosovës qe ështe projekt i përbashkët i vendit tonë me vendet e Nato-s të prira nga SHBA…
Nuk mundet askush dhe aq më pak grupet e organizuara si të “moderuara” të Vuçiqit të sjellin pikëpyetje në modelin e suksesit, Pavarsinë e Kosovës…
Përkrahja dhe kritikat që vinë nga miqtë tonë në përgjithësi, SHBA në veqanti janë të mirëpritura dhe ndihmojnë gjithëanshëm vendin tonë.
Gëzuar dhe fillim i mbarë kryetarëve të zgjedhur në Komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.
Urime
(Kosova Sot Online)