Ja kush thotë: Vuçiq po ndjek hapat e Putinit

  • A.P /
  • 28 May 2023 - 11:17
Ja kush thotë: Vuçiq po ndjek hapat e Putinit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dha dorëheqjen dje nga drejtimi i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Analistja amerikane Ivana Stradner shkruan në Twitter se Vuçiq po shkon në hapat se presidentit rus Vladimir Putin. Ajo thotë se Vuçiq e ka mashtruar Perëndimin dhe se pas dorëheqjes, do të krijojë një lëvizje “të rreme pro-perëndimore”.

“Vuçiq po ndjek plotësisht hapat e Putinit në karrierën e tij të hershme politike, kur Perëndimi besonte me naivitet se Putini mund të ishte properëndimor… Gjëja tjetër për Vuçiqin? Ai duhet ta pastrojë reputacionin e tij në Perëndim dhe ai do të krijojë një lëvizje të re të rreme “pro-perëndimore”. Ai ka punuar për të për disa muaj dhe disa muaj më parë pashë disa serbë të rinj mbresëlënës në rrjetet sociale të cilët mburreshin se i bashkoheshin kësaj lëvizjeje”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)