KFOR - i për situatën në veri të Kosovës: Përmbahuni nga veprimet që mund të nxisin tensione ose të shkaktojnë përshkallëzim

  • E.K /
  • 29 May 2023 - 11:18
KFOR - i për situatën në veri të Kosovës: Përmbahuni nga veprimet që mund të nxisin tensione ose të shkaktojnë përshkallëzim

Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO, sot në mëngjes ka shtuar praninë e tij në katër komunat e veriut të Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në zonë, përcjell “Kosova Sot Online”.

KFOR-i bëri thirrje të gjitha palëve për përmbajtje nga veprimet që mund të nxisin tensionet ose të shkaktojnë përshkallëzim.

Në komunikatë thuhet se KFOR-i është i gatshëm të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt në mënyrë neutrale dhe të paanshme.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet që mund të nxisin tensionet ose të shkaktojnë përshkallëzim. Në përputhje me mandatin e tij, KFOR-i është i gatshëm të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt në mënyrë neutrale dhe të paanshme. Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me bashkëbiseduesit e tij kryesorë, duke përfshirë përfaqësuesit e Institucioneve dhe Organizatave të Sigurisë në Kosovë, Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, si dhe me misionin e udhëhequr nga BE-ja për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit ndërkombëtar”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)