Kastrati: KFOR i vetmi institucion që mund ta mbajë situatën të qëndrueshme në Veri

  • A.P /
  • 29 May 2023 - 16:54
Kastrati: KFOR i vetmi institucion që mund ta mbajë situatën të qëndrueshme në Veri

Qeveria e Kosovës do ta ketë të pamundur të mbajnë nën kontroll situatën në pjesën veriore të vendit përmes mbajtjes së policisë atje, ka deklaruar ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kastrati tha se Qeveria duhet që menjëherë të nisë bashkëpunimin me përfaqësuesit ndërkombëtarë, në mënyrë që të krijohet një strategji e qartë për shtensionim dhe vendosje të rendit dhe ligjit në veri.

E partnerët kryesorë për Qeverinë e Kosovës, sipas Kastratit, janë përfaqësuesit amerikanë dhe misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR.

“Duhet të ulen dhe ta studiojnë këtë situatë me KFOR-in sepse i vetmi institucion që mund ta mbajë situatën të qëndrueshme në atë pjesë është KFOR-i”, tha Kastrati.

(Kosova Sot Online)