Raportohet se janë lënduar rreth 20 ushtarë të KFOR-it në Veri

  • A.P /
  • 29 May 2023 - 17:48
Raportohet se janë lënduar rreth 20 ushtarë të KFOR-it në Veri

Gjatë përplasjeve me protestuesit në Zveçan, njëzet ushtarë të KFOR-it kanë marrë lëndime, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në orët e pasditës, situata ka eskaluar në Zveçan, pasi KFOR-i u bëri thirrje protestuesve që të largohen nga hapësirat afër komunës, por ata nuk pranuan.

Janë publikuar pamjet gjatë përleshjeve, ndërkaq  raporohet nga burimet brenda institucioneve të sigurisë se janë lënduar së paku 20 ushtarë të KFOR-it.

Nga pamjet e publikuara nga mediat dëgjohen edhe krisma, që nuk dihet se nga vijnë.

Para eskalimit të situatës, KFOR-i ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan. Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.

“Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it.

(Kosova Sot Online)