Para komunës së Zubin Potokut serbët vendosin tenda

  • E.K /
  • 30 May 2023 - 09:06
Para komunës së Zubin Potokut serbët vendosin tenda

Dhjetëra serbë që janë mbledhur para komunës së Zubin Potokut, kanë ngritur disa tenda në mes të rrugës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ata kanë vendosur edhe flamuj serbë në shtyllat elektrike.

Krejt kjo po ndodh para syve të trupave të KFOR-it të cilët që nga mëngjesi kanë barrikaduar objektin e komunës.

(Kosova Sot Online)