Murati paralajmëron konfrontimin e Kurtit me Joe Biden

  • A.P /
  • 30 May 2023 - 22:46
Murati paralajmëron konfrontimin e Kurtit me Joe Biden

Situatën e raporteve në mes të Kosovës dhe SHBA-ve, e ka komentuar kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Murati ka thënë se ka akoma për t’u parë, duke paralajmëruar përplasjen e Kurtit me presidentin amerikan, Joe Biden.

”Ende ka shumë për t’u parë. Pa konfrontim me Bidenin nuk shkohet në fazën e ardhshme të shpërfaqjes së egos. Sa për Kosovën, shqiptarët, jetët e çdo qytetari të këtij vendi, veriun e mos të flas për Kosovën Lindore e cila në thelb është interesi ynë jetik, nuk brengoset as një grimë fatkeqësisht. Ato janë vetëm instrumente në funksion të popullizmit dhe egos së “njëshit”, ka shkruar Murati

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një prononcim për The Guardian, reagimin e sekretarit amerikan, Antony Blinken e ka cilësuar si “shume naive”.

(Kosova Sot Online)