Lista Serbe prapë i përserit kushtet për Qeverinë e Kosovës

  • E.K /
  • 02 June 2023 - 14:06
Lista Serbe prapë i përserit kushtet për Qeverinë e Kosovës

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka treguar përseri kërkesat që sipas tij duhet t’i plotësojë Qeveria e Kosovës në mënyrë që të ndërpriten protestat në veri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rakiq i ka ndarë kërkesat në dy faza ku faza e parë sipas tij është tërheqja e policisë nga komunat e veriut, lirimi i të gjithë të arrestuarve nga protestat, dhe që kryetarët e zgjedhur shqiptarë të mos shkojnë në objektet komunale.

Ndërsa faza e dytë sipas tyre është tërheqja e njësitë speciale nga veriu i Kosovës, formimi i Asociacioni si dhe ndërprerja e procedurave gjyqësore ndaj të gjithë të dyshuarve, duke përfshirë këtu edhe të arrestuarit e protestës.

(Kosova Sot Online)