Osmani: E përkrahi dialogun e udhëhequr nga BE-ja

  • E.K /
  • 02 June 2023 - 14:17
Osmani: E përkrahi dialogun e udhëhequr nga BE-ja

Kryediplomati i Maqedonisë Veriore, që kryeson OSBE-në përkrah mbajtjen e zgjedhjeve të reja në komunat veriore të Kosovës dhe kthimin e serbëve në institucione, përcjell “Kosova Sot Online”.

“I bashkohem thirrjes për zgjedhje të reja dhe rikthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe zbatimin e plotë të marrëveshjeve, përfshirë asa të fundit në Ohër”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Osmani ka thënë se në emër të OSBE-së, thotë se e përkrah dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Si Kryesues i OSBE-së, e përkrahi dialogun e udhëhequr nga BE-së, si mënyrën e vetëm për t’i ulur tensionet dhe për të siguruar stabilitet afatgjatë. OSBE-ja është e gatshme të ndihmojë”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)