Stuhia e rërës 'kaplon' Egjiptin

  • A.P /
  • 02 June 2023 - 19:03
Stuhia e rërës 'kaplon' Egjiptin

Një person ka humbur jetën dhe 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një stuhie rërë që përfshiu një pjesë të madhe të territorit të Egjiptit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pamjet nga stuhia e rërës, të publikuara në internet janë bërë virale. Videot nga Kajro dhe nga Kanali i Suezit tregojnë intensitetin e fenomenit që prodhoi imazhe të një bote tjetër.

Kanali i Suezit është një nga rrugët ujore më të përdorura në botë për transportin e njerëzve dhe mallrave.

Në Kajro, stuhia e rërës shkaktoi shembjen e një platformë që ra mbi katër makina në qendër të qytetit.

\(Kosova Sot Online)