Ja si duket agjenda e Kurtit për sot...

  • S.A /
  • 03 June 2023 - 08:51
Ja si duket agjenda e Kurtit për sot...

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për agjendën e kryeministrit Albin Kurti, për ditën e sotme. Nga ora 10:40, Kurti bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, merr pjesë në vendosjen e gur themelit të shtëpisë së familjes gorane përfituese e mbështetjes së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, transmeton "Kosova Sot Online".

Pas këtij aktiviteti, Kurti  me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, do të bëjnë vizitë në rrugën e asfaltuar në hyrje të Dragashit dhe do të takohen me Kryetarin e Komunës, Bexhet Xheladini dhe zyrtarin komunal për komunitete dhe kthim, Uzair Hamza.

Kurti do të takohet edhe me Kryesuesin e Asamblesë komunale të Dragashit, Uran Halimi dhe përfaqësues të komunës. Agjenda e plotë:

1. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, merr pjesë në vendosjen e gur themelit të shtëpisë së familjes gorane përfituese e mbështetjes së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

VENDI: Fshati Muhoc, përballë xhamisë, lagja Tasjan, Komuna e Ferizajt

KOHA: 10:40

2. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, vizitë në rrugën e asfaltuar në hyrje të Dragashit dhe takim me Kryetarin e Komunës, Bexhet Xheladini dhe zyrtarin komunal për komunitete dhe kthim, Uzair Hamza.

KOHA: 12:15

3.  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitë në Komunën e Dragashit dhe takim me Kryesuesin e Asamblesë komunale, Uran Halimi dhe përfaqësues të komunës.

VENDI: Ndërtesa e Komunës së Dragashit

KOHA: 12:40

(Kosova Sot Online )