Ja momenti kritik kur shpëtohet 84-vjeçari nga Prishtina që u raportua i zhdukur, por kishte rënë në një gropë

  • S.A /
  • 03 June 2023 - 08:56
Ja momenti  kritik kur shpëtohet 84-vjeçari nga Prishtina që u raportua i zhdukur, por  kishte rënë në një gropë

Është gjetur 84-vjeçari, Sinan Duli, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij gjatë ditës së djeshme, transmeton "Kosova Sot Online ".

Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, që ka publikuar edhe pamje nga momenti kur i moshuari është nxjerrë nga gropa.

84-vjeçari është gjetur rreth orës 22:30 në zonën te antena në lagjen “Kolovica” në Prishtinë, në një gropë.

Më pas, të moshuarin e kanë dërguar në me autoambulancë në Emergjencë të QKUK-së.

(Kosova Sot Online )