
Ja se si është gjendja sot në veri

Në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, protestat e serbëve lokalë janë duke u vazhduar edhe sot, përcjell “Kosova Sot Online”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se për momentin situata është e qetë
Kelani ka shtuar se monitorimi i situatës dhe angazhimet policore të koordinuara me institucioneve relevante të sigurisë po vazhdojnë në komunat veriore.
“Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e sigurisë, po vazhdonë angazhimet policore në zbatimin e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve si dhe ndërmarrjen e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në komunat veriore.
Referuar zhvillimeve në veri të vendit, ka bërë që situata të jetë e tensioniar dhe e brishtë, por sot aktualisht situata është e qetë. Monitorimi i situatës dhe angazhimet policore të koordinuara me institucioneve relevante të sigurisë po vazhdojnë në komunat veriore”, ka deklaruar Kelani.
(Kosova Sot Online)