Kosova del me kërkesë për Malin e Zi

  • A.P /
  • 04 June 2023 - 14:01
Kosova del me kërkesë për Malin e Zi

Mali i Zi, vitin që shkoi ka pezulluar vendimin e mëparshëm, në bazë të të cilit fëmijët nën moshën 18-vjeçare nga Republika e Kosovës, janë lejuar të kalojnë kufirin vetëm me certifikatë të lindjes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëvendësministri i Turizmit në Malin e Zi, Armend Milla apeloi qytetarët në Kosovë që të respektojnë këtë vendim deri në një tjetër pasi kështu do të mund të shmangeshin tollovitë dhe keqkuptimet në pikat kufitare.

Autoritetet në Kosovë konfirmuan për kp se i kanë kërkuar Malit të Zi që të lejohet kalimi i fëmijëve edhe me certifikatë lindjeje, pasi është në interesin e përbashkët një gjë e tillë, ndërsa po presin për një përgjigje.

Pika kufitare Muriqan-Sukobinë, që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, ka fluksin më të madh pasi ajo preferohet edhe nga kosovarët.

Milla tha se kanë pasur disa takime me Ministrinë e Punëve të Brendshme për të diskutuar disa rregulla të reja, ndërsa u shpreh se ka pasur takime edhe me autoritetet në Shqipëri që regjistrimi i personave që kalojnë kufirin të bëhet vetëm një herë.

(Kosova Sot Online)