Qytetari në Lipjan e dorëzon në polici një portofol me para

  • A.P /
  • 06 June 2023 - 19:25
Qytetari në Lipjan e dorëzon në polici një portofol me para

Një portofol me para, një person në Lipjan e ka gjetur dhe e ka dorëzuar atë në Polici, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë ka njoftuar Policia e Kosovës, duke i falënderuar qytetarët për bashkëpunim.

”Qytetarët vazhdojnë ta kenë policinë adresë të pare. Sot në stacionin policor në Lipjan, një qytetar A.B, ka dorzuar një portofol (të gjetur në rrugë), ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

(Kosova Sot Online)