
Vuçiq: Është e rëndësishme që të mbahet paqja dhe të bisedohet me të gjithë

Derisa tensionet në veri të Kosovës po vazhdojnë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nga 9 deri më 12 qershor do të zhvillojë bisedime me serbët e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Vuçiq foli shkurtimisht për situatën në Kosovë, duke falënderuar serbët në veri, që sipas tij po luftojnë për të drejtat e tyre.
“Dua t’i falënderoj ata që po luftojnë për të drejtat e tyre në mënyrë paqësore dhe të dinjitetshme. Është e rëndësishme që të mbahet paqja dhe të bisedohet me të gjithë”, tha Vuçiq.
(Kosova Sot Online)