
Lexoni edhe:
Paralajmëron analisti: Kosova gjatë këtij viti do të ketë edhe dy palë zgjedhje
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Duhet të mendohet saktë a është më e përshtatshme një Byro për Konfiskimin e pasurisë apo një gjykatë kundër korrupsionit, siç e kanë disa shtete, ku ndiqen të gjithë nga prokuroria dhe gjyqësori pa dallim, përfshirë zyrtarët e lartë, ekonominë e korruptuar dhe krimin që përfiton nga pasurimi pa bazë?
Paralajmëron analisti: Kosova gjatë këtij viti do të ketë edhe dy palë zgjedhje
Lexoni edhe:
-VV mund të krijojë një gjykatë të tillë, por nuk ka interes politik. Kjo tregon se nuk bëhet fjalë për luftë reale kundër korrupsionit, por për politikë të rreme, duke pretenduar se nuk po lejohet themelimi i byrosë. Në fakt, kjo byro duket më shumë si një lojë politike.
Kosova ka Kod Penal, Kod të Procedurës Penale dhe ligj për konfiskimin e pasurisë. Nuk nevojitet asnjë byro e re; ajo që është e domosdoshme është zbatimi i ligjeve dhe kodeve në fuqi.
Kjo nuk ka të bëjë me cenimin e atyre që punojnë sipas ligjit dhe Kushtetutës, por me ndëshkimin e atyre që shkelin rendin juridiko-penal. Fitimi i pasurisë publike dhe i parave jashtë ligjit është vepër penale e sanksionuar me ligjet në fuqi.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".