Osmani: Kosova vazhdon të udhëheqë me shembull në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e drejtësisë

  • E.K /
  • 09 June 2023 - 10:40
Osmani: Kosova vazhdon të udhëheqë me shembull në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e drejtësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se miratimi i ( Magnitsky Act) ku sanksionohen të huajt për shkeljet e të drejtave të njeriut, tregon edhe njëherë angazhimin e Kosovës që kanë marrë në Samitin për Demokraci.

Osmani ka thënë se Kosova vazhdon të udhëheqë me shembull në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e drejtësisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka përgëzuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për punën e saj në këtë ligj vendimtar.

“Kosova vazhdon të udhëheqë me shembull në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e drejtësisë. Unë e përgëzoj ministren Albulena Haxhiu për punën e saj në këtë ligj vendimtar”, ka deklaruar presidentja.

(Kosova Sot Online)