KFOR për gjendjen në veri: Po e monitorojmë situatën, jemi të gatshëm për reagim nëse ka eskalim

  • E.K /
  • 09 June 2023 - 11:54
KFOR për gjendjen në veri: Po e monitorojmë situatën, jemi të gatshëm për reagim nëse ka eskalim

KFOR ka folur për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

KFOR - i tha se po e monitorojnë situatën dhe se janë të gatshëm të reagojnë në rast të një eskalimi tjetër.

Koloneli Andrea Gallijeni ka thënë se janë të gatshëm të shfrytëzojnë gjitha kapacitetet për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë.

“KFOR ësht duke monitoruar situatën dhe është e gatshme të reagojë në rast të një eskalimi tjetër.

Ne jemi të gatshëm të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë”, ka thënë Gallijeni.

(Kosova Sot Online)