Lajmërohet Hetemi, tregon a ka marrë urdhër nga KFOR-i për ta liruar zyrën

  • A.P /
  • 09 June 2023 - 23:00
Lajmërohet Hetemi, tregon a ka marrë urdhër nga KFOR-i për ta liruar zyrën

Raportimet se ka marrë një urdhër nga KFOR-i për ta liruar zyrën, me paralajmërimin se mund të nxirret me forcë nga aty, i ka demantuar kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se këto raportime janë tërësisht të pavërteta.

“Ftoj publikun e gjerë të Republikës që të informohen vetëm nga lajmet e konfirmuara e zyrtare dhe të mos bien pre e lajmeve të rreme”, ka shkruar ai.

Hetemi është duke qëndruar brenda objektit të komunës nga 26 maji.

Një përpjekje e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu për ta vizituar sot Hetemin në zyrën e tij, ka dështuar për shkak të vlerësimeve të KFOR-it për sigurinë.

(Kosova Sot Online)