Escobar: Më duhet ta sqaroj, Albin Kurti është partneri ynë

  • A.P /
  • 11 June 2023 - 13:22
Escobar: Më duhet ta sqaroj, Albin Kurti është partneri ynë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është partneri ynë, mirëpo nganjëherë është “partner i vështirë”, ka deklaruar emisari i posaçëm i SHBA-së, Gabriel Escobar, në një intervistë për Institutin për Politikë dhe Ekonomi i Evropës Juglindore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Më duhet ta sqaroj, z.Kurti është partneri ynë. Ai nganjëherë është partner i vështirë, por është partner. Kosova është partneri jonë. Serbia është partneri jonë. Kështu që në të ardhmen, ne duam t’i përdorim marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën dhe përmirësimin e marrëdhënieve që kemi me Serbinë që të gjejmë një rrugë të pranueshme dhe me beneficione për të dyja, që të mund të jenë pjesë e BE-së”, tha Escobar.


(Kosova Sot Online)