Prokuroria paralajmëron intervistimin e mbi 200 komisionerëve për manipulim me vota

  • A.P /
  • 05 February 2026 - 08:00
Prokuroria paralajmëron intervistimin e mbi 200 komisionerëve për manipulim me vota

Prokuroria Themelore e Pejës ka deklaruar se do të intervistojë mbi 200 komisionerë nën dyshimin për falsifikim të rezultateve zgjedhore të 28 dhjetorit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ditën e djeshme janë intervistuar rreth 30 persona lidhur me dyshimet për manipulim me vota në Deçan dhe Junik, teksa për sot është paralajmëruar intervistimi i të tjerëve. Më pas do të vazhdohet me kryesuesit.

(Kosova Sot Online)