Halimi: Albin Kurti duhet të reflektojë

  • A.P /
  • 11 June 2023 - 15:29
Halimi: Albin Kurti duhet të reflektojë

Në 24 vjetorin e çlirimit të Prishtinës, zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi ka komentuar zhvillimet aktuale politike në vend,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka shkruar se kryeministri Albin Kurti duhet të reflektojë sepse sipas saj liria dhe siguria e vendit varen nga partneriti me Amerikën, BE-në dhe NATO-n.

“Ditët si kjo, 24 vjetori i çlirimit të Prishtinës, na sjellin në kujtesë të gjithë të rënët për liri e paqe.Të jemi mirënjohës për miqtë tanë që besuam në jetësimin e ëndrrës sonë, pavarësinë”.

“Ndaj, kur vendi sot ndodhet në situatën më të brishtë të lëkundjes së këtij raporti, Kryeministri Albin Kurti duhet të reflektojë sepse liria dhe siguria jonë varen nga aleancat dhe partneritet tona me ShBA dhe BE e NATO”.

“Asnjë politikani nuk i lejohet që të instrumentalizojë qytetarët për efekte të politikave ditore, ose në shërbim të ideologjisë së majtë, duke nxitur shpërfillje ndaj Perëndimit”, shkruan Halimi.

(Kosova Sot Online)