Vetëvendosje e Albin Kurtit shënon 18-vjetorin e themelimit

  • A.P /
  • 12 June 2023 - 22:59
Vetëvendosje e Albin Kurtit shënon 18-vjetorin e themelimit

18-vjetorin e themelimit, e ka shënuar sot Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Kosova Sot Online.

Në ceremoninë festive, ka marrë pjesë edhe kryetari i saj dhe kryeministri aktual, Albin Kurti si dhe pjesëtarë e aktivistë të partisë.

"Festimi i 18 vjetorit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Lëvizja jonë sot i mbushi 18 vjet. Jemi rritur dhe po vazhdojmë të shënojmë suksese”, thuhet në një njoftim të shkurtër të VV-së.

Gjithashtu, tutje thuhet se e gjithë kjo është arritur falë punës së vazhdueshme e të palodhur të aktivistëve dhe anëtarëve brenda dhe jashtë vendit.

"Jemi ende të rinj, puna jonë nuk ka përfunduar dhe kemi shumë punë përpara”, thuhet në fund.

(Kosova Sot Online)