Policia jep detaje për situatën në komunat veriore të vendit

  • A.P /
  • 13 June 2023 - 17:11
Policia jep detaje për situatën në komunat veriore të vendit

Pas raportimeve për tërheqje të njësive policore në veri të vendit,  ka reaguar Policia e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia ka mohuar këtë dhe ka thënë se është duke i vazhduar angazhimet në komunat veriore të vendit.

“Referuar disa shkrimeve në media kinse për tërheqje të njësive policore në veri të vendit ju njoftojmë si në vijim: Policia e Kosovës kryen të gjitha detyrat dhe autorizimet e saja ligjore me qëllim  të ofrimit të sigurisë si dhe ruajtjen e rendit kushtetues të RKS-së në tërë territorin e vendit duke përfshirë edhe komunat veriore.

 Sipas situatës në terren dhe vlerësimeve operacionale të cilat bëhen në vazhdimësi , Policia e Kosovës vazhdon angazhimet e saja me njësitë policore në terren për të përmbushur detyrat dhe autorizimet e saja ligjore në komunat veriore të vendit”, ka deklaruar Policia.

(Kosova Sot Online)