Bulliqi për arrestimin e 3 kosovarëve në Merdar: Dyshojmë se janë hakmarrëse dhe po ndërlidhen me situatën në veri të vendit

  • E.K /
  • 14 June 2023 - 11:49
Bulliqi për arrestimin e 3 kosovarëve në Merdar: Dyshojmë se janë hakmarrëse dhe po ndërlidhen me situatën në veri të vendit

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar për arrestimin e tre qytetarëve në Merdar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bulliqi ka treguar se sipas inforacioneve që kanë marrur, tre qytetarëve nga komuna e Podujevës u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.

Bulliqi tha se nuk dihet arsyet e arrestimit të tyre, por tha se dyshojnë se mund të ndërlidhen me hakmarrjen për situatën në Veri të vendit.

Bulliqi ka kërkuar nga institucionet e vendit që të punojnë për lirimin e tyre.

Postimi i tij i plotë:

Me shqetësim mora lajmin që tre qytetarë të Komunës së Podujevës janë arrestuar në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në Merdar.

Sipas informatave që kemi pranuar atyre ju është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë nga autoritetet serbe, kurse për motivet e arrestimit të tyre nuk dihet përveçse po dyshojmë se janë hakmarrëse dhe po ndërlidhen me situatën në veri të vendit.

Arrestimi dhe mbajtja në paraburgim e tre bashkëqytetarëve tanë është e papranueshme dhe kërkoj nga institucionet e Kosovës që të angazhohen maksimalisht për rastin e tyre, duke punuar me instancat kompetente për lirimin e tyre.

(Kosova Sot Online)