Shkon në 78 numri i viktimave në Greqi

  • A.P /
  • 14 June 2023 - 16:08
Shkon në 78 numri i viktimave në Greqi

Ka shkuar në 78 numri i viktimave në Greqi si pasojë e përmbytjes se anijes në në Pilos, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në bord të anijes kanë qenë 700 persona, nga të cilët 104 prej tyre janë shpëtuar.

Sipas informacioneve të fundit janë kryer 22 evakuime ndërkohë që vijojnë kërkimet për nxjerrjen e trupave të tjerë.

Sakaq pritet që në zonë të shkojë dhe presidentja e vendit Katerina Sakellaropoulou dhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

(Kosova Sot Online)