Heshtje nga Shqipëria dhe ndërkombëtarët pasi Serbia mori peng tre policë të Kosovës

  • A.P /
  • 14 June 2023 - 17:54
Heshtje nga Shqipëria dhe ndërkombëtarët pasi Serbia mori peng tre policë të Kosovës

Tre policë të Kosovës Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, ushtria serbe i arrestoi sot, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Prishtinës zyrtare tre zyrtarët kufitarë patrullues u rrëmbyen brenda territorit të tyre.

Po ashtu edhe media të ndryshme serbe kanë raportuar se pjesëtarët e njësiteve speciale serbe, kanë arrestuar zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Në këtë situatë të paprecedentë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministri Svelça por edhe faktorë të tjerë politikë në Kosovë kanë kërkuar reagimin e ndërkombëtareve.

Nga ana tjetër duket se karshi këtyre shkeljeve nga ana e Serbisë, ndërkomnbëtarët po mbyllin sytë pasi deri më tani nuk ka asnjë reagim.

Kur kanë kaluar më shumë se dy orë nga dalja e lajmit asnjë reagim nuk ka pasur as nga Shqipëria.

(Kosova Sot Online)